Edhe pse te gjithe e dime se cfare na duhet per tu kthyer ne forme, si ushtrime, ushqim i shendetshme, jo yndyrnave etj. Kemi perseri nevoje qe dikush te na thote ne nje menyre qe te ndjekim rregullat. Cdo dite lindin dieta. Mjafton te lexoni nje reviste dhe do gjeni deri ne 5 dieta te ndryshme. Por jo te gjitha dietat marrin fame boterore si Dieta Dukan. Thuhet qe eshte djeta qe ka ndjekur Kate Middleton perpara dasmes, bashke me motren dhe me mamane. Te tjera thashetheme thone qe eshte dieta e ndjekur nga Gisele Bundchen dhe Jennifer Lopez. 

Ja fazat e dietes Dukan:

FAZA 1- ATTACK : SULMI 

Kjo eshte faza me drastike e dietes. Zgjat 10 dite dhe sjell humbjen me te madhe ne peshe. Kjo qe te na japi nje kenaqsi qe ne fillim dhe te na beje te vazhdojme me dieten. Gjate kesaj Faze duhet te ushqehemi me proteina. Pra vetem mish, dhe lejohen edhe barishtet, kripa dhe uthulla. Keshillohet konsumimi i 1.5 litra uje. Ketu mund te humben deri ne 3-4 kile.

FAZA 2 - CRUISE : SHETITJE

Faza e pare keshillohet per jo me shume se 10 dite. Kurse faza e dyte duhet ndjekur deri sa te arrijme peshen qe duam. Pra varet nga personi ne person mund te jene 10 dite por edhe 1 muaj ose me shume. Ne kete faze, ushqimet me shume proteina si mishi alternohen me perime. Perimet qe nuk lejohen jane karrotat, bizelet, patatet dhe misri.

FAZA 3 - THE CONSOLIDATION : KONSOLIDIM

Kjo eshte faza ku ne duhet te perpiqemi te mbajme peshen tone ideale. Ne kete faze i lejojme vetes fruta dhe deri ne 2 feta buke. 1 here ne jave na lejohet nje ushqim me karbohidrate si makaronat. 2 here ne jave mund te hame perime sipas deshires. 1 here ne jave mund te hame cfare te duam.

FAZA 4 - THE STABILIZATION: STABILIZIM

Kjo faze na ndihmon qe dieta te jete pjese e jetes tone. Ketu na lejohet te hame cfare te duam me kisht qe nje dite ne jave te hame vetem ushqime me proteina. Por mund edhe te vazhdojme te ndjekim fazen e 3 gjate gjithe kohes.

Kjo ishte dieta e famshme. Nuk ka asgje te vecante pervecse te keshillon te konsumojme me shume proteina. Une do keshilloja qe ne mungese te karboidrateve duhet te marrim integratore ne pilula. Asnje diete qe te keshillon te konsumosh vetem nje lloj ushqimi nuk eshte  e mire per trupin. Gjithcka duhet te jete e balancuar. Prandaj me kete diete behuni gati per vere dhe pastaj filloni hani normalisht.

Categories: ,
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...